Mirë se vini në Zero Tek Një,
Udhëheqja për në rrugën nga asgjë në diçka.

Zero tek Një është një kompani e fokusuar në Business Consulting, Project Management, dhe Vocational Training. Është një startup i krijuar rishtazi, i lokalizuar në Tiranë, me qëllim ofrimin e ndihmës për bizneset e reja dhe sipërmarrësit e rinj në implementimin e ideve të reja, ndërtimin e strategjive të reja për tregun, implementimin e digjitales dhe zhvillimin e një seti aftësish të nevojshme për tregun aktual të punës. 

Me eksperiencën tonë në fusha si agrobiznes, turizëm, digital media, arsim. mentorim startup-i, zhvillim biznesi, analizë biznesi, menaxhim projekti(lidhur apo jo me ICT), ne mund të drejtojmë biznese, startup-e, dhe sipërmarrës të rinj, në rrugën e tyre, nga 0 në diçka. Për ne, një gjë e tillë është më e vështirë për tu arritur se sa nga të zgjerosh dicka që është tashmë aty. Ne duam të jemi pjesë e historisë.